Sulmuesi i Çelsit, Oliver Zhirud, është bërë viral në rrjetet sociale teksa ka postuar një foto duke ngrënë dhe në krah të tij ka Kupën e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse mbrëmjen e djeshme, Zhirud nuk luajti asnjë minutë është protagonist kryesor në skuadër duke shënuar 6 gola gjatë gjithë kompeticionit.

Sulmuesi 34 vjeçar është një ndër futbollistët më të titulluar në historinë e sportit duke arritur të fitojë një sërë trofesh me skuadra ku është aktivizuar si, Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Kupën e Botës.

Kohët e fundit, Zhirud është përfolur se do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, teksa Milani dhe Interi kanë shfaqur interes prej kohësh për sulmuesin francez.