Zelanda e Re regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi pas më shumë se tre muajsh.

“Viktima ishte një 50-vjeçar që bënte pjesë në një vatër epidemike të shfaqur në muajin gusht në Auckland”, sipas një komunikate të ministrisë së Shëndetësisë, e cila, që prej 24 majit nuk kishte regjistruar asnjë të vdekur nga COVID-19.

Që prej fillimit të epidemisë në vend, koronavirusi i ri ka shkaktuar në total 23 të vdekur.

“Unë e njoh ankthin që mund të përjetojë popullit i Zelandës së Re si rezultat i këtij lajmi,” theksoi drejtoresha e përgjithshme e Shëndetit Ashley Bloomfield në një deklaratë.

Ky grupim i rasteve COVID-19 u shfaq më 12 gusht në një familje me katër veta, duke i dhënë fund një serie prej 102 ditësh pa asnjë kontaminim lokal. Që prej asaj kohe, kjo vatër epidemike vetëm është rritur duke arritur në 152 persona bartës të koronavirusit.