Pas ish-Presidentit Ilir Meta, janë zbuluar persona të tjerë të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, të cilët figurojnë me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, shkruhet se përveç Metës edhe pesë figura të tjera të rëndësishme rezultojnë të përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Personat e përmendur në letër janë shtetasit me inicialet A.D., Th.S., S.H., Xh.Sh., si dhe D.Ç.

Ndërkohë gjatë paradites, përmes një deklarate për mediat, Nikolla foli për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve për politikanin me inicialet I.M., të përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit, por pa përmendur figura të tjera. Ajo e cilësoi tronditës këtë rast,  ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të reagojë.