Pas Presidentit Ilir Meta, edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkon shtyerjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Përmes një postimi në Twitter, Celibashi bën me dije se i ka bërë kërkesë ministrisë së Brendshme, me qëllim që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës më 25 prill.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik. @PuneteBrendshme”