Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Mësohet se Osmani dje u prit nga ministrja gjermane, Annalena Baerbock.
Gjatë takimit Osmani njoftoi Baerbock se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë pjesëmarrëse në sesionin “Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue”, ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.