Në Europë ka shpërthyer një skandal i ri me produktet e cilësisë së dobët. Kësaj radhe policia dhe organet e inspektimit sanitar janë përqendruar tek peshku.
Siç u bë e ditur, një e treta e produkteve të detit në dyqanet europiane nuk përputhet aspak me mbishkrimin në paketim.
Të parët e pikasën zëvendësimin inspektoriati i kontrollit ushqimor në Gjermani. Laboratori gjerman kreu hetimet e veta dhe arriti në përfundimin se peshku i shtrenjtë është zëvendësuar shpeshherë me peshk shumë më të lirë.





