Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen “5D”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën “5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. 

Kujtojmë se opozita zhvilloi më 7 tetor protestën kombëtare, e para që pas nisjes së mosbindjes civile pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. 

Në protestën e 7 tetorit, opozita hodhi molotov drejt disa institucioneve, ku më të goditurat ishin selia e PS-së dhe bashkia e Tiranës.