Në Terminalin e Trageteve, pas situatës së krijuar mbrëmjen e djeshme si pasojë e kushteve të pafavorshme meteorologjike, Autoriteti Portual Durrës informon se operacionet portuale i janë rikthyer normalitetit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Trageti “Rigel VII” ka përfunduar procedurat portuale dhe është larguar nga Porti i Durrësit në orën 03:35, ndërsa trageti “AF Marina” ka përfunduar operacionet dhe është larguar në orën 02:35.
Ndërkohë, tragetet e nisura nga Italia mbrëmjen e kaluar kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas orareve të parashikuara.





