Moti i keq dhe deti i trazuar kanë shkaktuar “përmbytjen” e radhës të shëtitores bregdetare në plazhin e Durrësit.
Sasi të konsiderueshme rëre janë depozituar në shëtitore, duke mbërritur deri në hyrjet e lokaleve e restoranteve buzë detit.
Këtë të diel, punonjësit e Komunales së plazhit janë në terren për të larguar rërën nga pista 7 metra e gjerë e lungomares.
Kjo situatë përsëritet sa herë në gjirin e Durrësit regjistrohet mot i keq, por ajo që e bën “pushtimin” e shëtitores nga rëra edhe më të dukshëm është fakti se në plazh janë depozituar sasi të konsiderueshme rëre, që po përdoren për zgjerimin e vijës bregdetare.


Investimi që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryhet pa u ndërtuar më parë dallgëthyesi i parashikuar në projekt e në këtë rast deti me furinë e tij po shkatërron “kështjellat e rërës” që FSHZH-ja po mundohet të realizojë në bregdetin e Durrësit.
Mungesa e dallgëthyesit po dëmton ditë pas dite shëtitoren bregdetare, e cila është ndërtuar 2 vitet e fundit, madje segmenti i saj nga Hekurudha deri në Agip nuk ka mbushur ende një vit që ka përfunduar.
Lexoni edhe:





