Pas një muaj agjërimi dhe sakrifice besimtarët myslimane festojnë sot Fitër Bajramin.
Në fjalën e tij kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.
“Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, tha Bujar Spahiu.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
“DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Fitër Bajramin.