Arbenita Ismajli dhe Fero, prindër të një vajze, duket se po përjetojnë një krizë dhe kjo u vërtetua pasi u zbulua se nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pasi lajmi u përhap kudo, dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pas disa ditë qetësie ka qenë modelja që riktheu vëmendjen te situate e tyre me një postim që ka hedhur.

“Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare”, shkruhet në postimin, i cili po konsiderohet si një thumb drejtuar ish-it të saj.

Reperi Fero Fera u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në “Instagram” se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”, u shpreh reperi. Mirëpo, pas reagimit të reperit duket se modelja e ka thumbuar publikisht babain e vajzës së saj.

Arbenita publikoi një pjesë nga intervista virale e këngëtares Cher, teksa shprehet që meshkujt nuk janë aspak të rëndësishëm në jetën e tyre.