Ai është është një nga futbollistët më të njohur shqiptar dhe kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kampionatin Botëror me kombëtaren zvicerane.
Po flasim për futbollistin Valon Berhami i cili sot ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një lajm nga jeta e tij personale. Valoni është martuar me të dashurën zvicerane, me skiatoren Lara Gut, ndërsa ka zbuluar se dasma është bërë një ditë më parë në një ceremoni mes familjarëve dhe miqve më të afërt.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh … Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, shkruan futbollisti shqiptar.
Kjo është martesa e dytë e futbollistit pas martesës 12-vjeçare me Elena Bonzanni, me të cilën ka dy vajza. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre në shkurt të këtij viti dhe lajmi i ndarjes u komentua gjatë në media.





