Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, duket se po e kapërcen dhimbjen e ndarjes së saj nga Ben Affleck, i cili momentalisht po gjen ngushëllim tek ish-bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij.

Ylli televiziv duket shumë në formë teksa ka postuar në Instagramin e saj disa poza seksi.

E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me kurrizin zbuluar, ajo ka shkrepur disa foto përpara se të dilte për një darkë.

Në mbishkrimin që ka shoqëruar postimin ajo ka shkruar: “Beso në vetvete”.

Pak orë më vonë ajo bëri një tjetër postim ku e shohim me të njëjtin fustan duke gatuar: “Pjesa ime e preferuar pas një nate jashtë, është vakti i mesnatës”, ka shkruar ajo krahas fotove të saj.

Lopez, e cila kërkoi divorcin nga Affleck në gusht 2024, duket se po kërkon një fillim të ri në jetën e saj.

Çifti ishte bashkë në fillim të viteve 2002. Ata u ndanë në vitin 2020 dhe u martuan në vitin 2022 dhe u divorcuan përsëri në vitin 2024. Fokusi i jetës së tyre tani janë fëmijët e e tyre, por edhe fëmijë nga martesat e tjera.