Alex Rodriguez kishte menduar t’i rregullonte raportet me Jennifer Lopez, pas ndarjes së tyre të papritur. E gjithë kjo duket se ka qenë vetëm një shpresë e kotë, pasi Lopez ka nisur lidhjen e re të dashurisë me Ben Affleck.

Duket se kete fakt e ka pranuar edhe Alex, i cili përmes një postimi në Instagram, shkruan: “Po hyj në një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben më, do pastrohet nga jeta time. Po vjen një energji e re. Nivele të reja po hapen për mua mendërisht, fizikisht dhe spiritualisht. Po qëndroj i duruar dhe e di që kjo fazë e jetës sime po vjen”.