Jonida Maliqi  deklaroi pak ditë më parë në emisionin e saj “Jonida’s Room”, se është ndarë nga Romeo Veshaj. Edhe pse fundi i historisë së tyre të dashurisë për publikun u bë i qartë vetëm tani, ndarja e artistëve nuk është diçka e papritur dhe ka ndodhur muaj më parë, krejtësisht pa zhurmë.

Ndërkohë, mediat po shkruajnë së fundmi se Romeo ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes. Madje, iconstyle.al ka vënë re se dyshja së fundmi ka shijuar edhe disa ditë në Vlorë, prej nga ku kanë postuar foto nga i njëjti vend.

Po tu hedhësh një sy fotove të Aleksias në rrjetet sociale, mund të vësh re se ka disa postime me Romeon. Ndonëse nuk ia ka zbuluar tërësisht portretin ata duken së bashku teksa udhëtojnë, ku nga sa shohim në video është Romeo duke i dhënë makinës.

Madje, njëra prej tyre është publikuar në ditën e të dashuruarve dhe është shoqëruar me këngën “Abra Cadavra, Kush-Valentine”.