Miku dhe njëkohësisht menaxheri i këngëtarit, Bardhi ka komentuar marrëdhënien e tij me Sara Gjordenin në “Big Brother”.
Çifti prej disa javësh kanë nisur një lidhje romantike por duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mire pasi dyshja kanë vendosur të ndahen duke u distancuar pas disa debatesh.
Nga jashtë u vu re se çifti nuk ndiqeshin në rrejtet sociale që për ditët e sotme është një tregues i madh i një marrëdhënie të showbizz-it.
Jetmiri, i cili menaxhon rrjetet sociale të reperit i ftuar në “FunClub” tha se që nuk i dukej e arsyeshme ti bëj follow pasi Sara kërkon ndarje çdo javë.
Gjithashtu ai thotë që edhe sikur të ndahen Bardhit nuk i prish punë një ish-partnere më shumë pasi mund të prodhoj hite muzikore kushtuar ishit.
Jetmiri: Do doja ta nisja duke përmendur një super hit të Bardhit, këngë që ja kushton ishi-t e nëse i bëhen edhe 1 apo 2 ish-a këtë verë nuk e ka problem fare. Nuk dyshoj tek Bardhi se është shumë i sinqertë edhe në jetën reale, ajo po e kërkon vetë ndarjen. Aty të gjithë janë për lojë dhe për vëmendje.
Rrjetet sociale te Bardhit, karrierën e tij, paswordin, të gjitha i menaxhoj unë. Ata janë aty brenda, ju e shikoni se çfarë ndodh, çdo javë ajo kërkon ndarje.
Dea Mishel: Më duket se ti nuk e ke qejf Sarën?
(Jetmiri qesh dhe i bën bisht pyetjes)