Vetëm pak muaj më parë ata dukeshin tejet të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrit, por krejt papritur erdhi ndarja mes çiftit Beatrix dhe partnerit të saj Ervi.

Këngëtarja bukuroshe nuk zbuloi detaje për arsyen e ndarjes, edhe pse është pyetur vazhdimisht nga gazetarët, por ajo ka treguar vetëm se çdo gjë e ka një kufi dhe lidhjes së saj duket se i erdhi fundi, pavarësisht se ende ruan dhe do ta ruajë respektin për ish-partnerin. 

Por ku janë tani protagonistët e historisë?! Angazhimi aktual i këngëtares Beatriks Ramosaj është pjesmarrja në spektaklin “Your Face Soun Familiar”. Ajo po jep maksimumin aty dhe performancat e saj janë ndër më të mirat.

Ndërsa ish-i i saj Ervi duket se ka zgjedhur diçka krejt tjetër, për të kaluar periudhën e ndarjes. Me disa shokë, ai ka nisur një udhëtim drejt Europës dhe duket se po ia kalon mjaft mirë. Epo pavarësisht gjithçkaje, jeta vazhdon për të dy! /Bordo