Pas humbjes 0-3 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, te Interi kanë nisur menjëherë lëvizjet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po konsiderojnë shitjen e disa lojtarëve që nuk kanë bindur, ndër ta Kristjan Asllanin dhe Mehdi Taremin. Asllani, mesfushori shqiptar që shihej si një investim për të ardhmen, nuk ka arritur të konsolidojë një vend në formacionin titullar. Edhe pse ka pasur paraqitje pozitive herë pas here, mungesa e vazhdimësisë dhe hapësirat e kufizuara kanë bërë që klubi të mendojë për një largim të mundshëm në verë, qoftë me shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje. Nga ana tjetër, sulmuesi iranian Mehdi Taremi, i afruar për të shtuar opsionet në fazën ofensive, nuk ka lënë gjurmë, duke u kritikuar po kaq shumë nga tifozët.
Pas ndeshjes me Milanin te Interi dalin në shitje 2 lojtarë, mes tyre edhe Asllani
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues, zbardhet plani për Rripin e Gazës
Protesta e opozitës/ Rama: Jashtëderdhje e plakut që na prish imazhin në Evropë
“Nëna ndërroi jetë nga kanceri”/ Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23 vitesh, më tha s’të njoh
Efektivi i policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, pasi arrestohet rezulton i dehur





