Policia greke në Selanik ka sekuestruar 113 kilogramë marijuanë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar 28-vjeçar. Policia greke ka ndjekur një automjet qe vinte nga kufiri greko-shqiptar.
Automjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Janinën dhe u arrit të kapej në Selanik pas ndjekjes së vazhdueshme të policisë.
Pas kontrollit të mjetit që drejtohej nga shqiptari, u gjetën dhe u sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh si dhe u sekuestruan 2 celularë.
Prej 20 janarit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, policia greke ka sekuestruar 3 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.





