Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë, por është paraqitur në Presidencë, direkt pas fjalës së tij në Kongresin e PS-së, ku tregoi edhe ndryshimet në qeveri.

Kryeministri vendosi t’i tregojë gjatë fundit të fjalës së tij në Kongresin e PS lëvizjet brenda qeverisë.

Disa prej ministrave i pritën plot habi këto ndryshime.

Në vitin e fundit të mandatit të tretë, Kryeministri Rama ka vendosur t’u besojë tre drejtorëve të papërfolur dhe të pakonsumuar tre Ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu në krye të Ministrisë së Brendshme, largohet Taulant Balla dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Në Ministrinë e Financave është larguar Ervin Mete dhe në vend të tij është emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes është larguar Niko Peleshi dhe vendin e tij e ka zënë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.