Një ditë pas ndryshimeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e partisë, prej orës 09:00 ku mësohet se po diskutohet për organizimin në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit.
Gjatë mbledhjes së djeshme të asamblesë, Rama njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, që kishin mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe. Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali.





