Paris Saint Germain nuk njeh limite në merkato. Pasi shpenzoi dicka më shumë se 400 milionë Euro për të afruar në skuadër dy sulmues, brazilianin Neymar dhe francezin e talentuar Mbappe, drejtuesit e klubit parizien kanë shënjestruar një tjetër emër të madh për merkaton e verës së ardhshme.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg të Manchester City-it, Kevin De Bruyne për të cilin PSG është gati të bëjë një tjetër çmenduri financiare.
Në fakt Citiziens i kanë ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, yllit të skuadrës së tyre, por ky fakt nuk e tremb aspak klubin francez që do të bëjë çmos për të bashkuar me Neymar e Mbappe në të njëjtën skuadër një tjetër lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.





