-
Këto Pashkë janë ndryshe nga vitet e tjera.
Papa Françesku predikoi një mesazh shprese për Pashkët pas një jave të zymtë në Europë duke u bërë thirrje të krishterëve që të mos lejojnë që frika dhe pesimizmi t'i burgosin. Nën një siguri të lartë në Vatikan, Papa tha:
"Le të mos lejojmë që errësira dhe frika të na shpërqëndrojë dhe të kontrollojë zemrat tona."
Gjithashtu ai dënoi sulmet terroriste të ditës së premte në Bruksel. Megjithëse shumë pelegrinë e anuluan udhëtimin e tyre për në Romë pas dhunës në Bruksel, bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan ishte e mbushur plot kur Papa Françesku kremtoi meshën të shtunën në mbrëmje.
"Sot është një festë për shkpresën. Është kaq e nevojshme sot," tha ai gjatë meshës.
Ditën e premte Vatikani "dënoi aktet terroriste të kryera nga ndjekësit e disa feve të cilat e përdhosnin emrin e Perëndisë dhe të cilat e përdorin emrin e shenjtë për të justifikuar dhunën e pashembullt." Këtë vit është vënë re një rritje e sigurisë përreth Vatikanit dhe prania e policisë ishte më e dukshme nëpër rrugë.





