Vdiqën njëra pranë tjetrës nga i ftohti. Vdiqën së bashku pasi kishin jetuar për plot 97 vite të pandara.
Dy motrat binjake Martha William dhe Jean Haley, nga Rhode Island, SHBA, kishin dalë mbrëmjen e së shtunës për darkë e ndërsa po ktheheshin në shtëpi rrëshqitën dhe vdiqën gjatë natës në të ftohtë, pasi nuk arritën të ngriheshin në këmbë.
Megjithëse për familjarët dhimbja është e madhe, për ta është ngushëllim fakti që dy binjaket vdiqën njëra pranë tjetrës, pasi nuk do ta kishin duruar dhimbjen, sikur vetëm njëra prej tyre të ndahej nga jeta.
Ato u gjetën rreth 11 orë më vonë nga një fqinj dhe kur mbërriti ambulanca, mjekëve vetëm konstatuan vdekjen e dy motrave nga i ftohti.