Në QV nr.1436 afër spitalit të Durrësit, për shkak të ngatërrimit të pajisjes së identifikimit elektronik PEI, procesi i votimit ka nisur me 1 orë e gjysmë vonesë.

Probleme me PEI-t ka pasur dhe në disa qendra të tjera të KZAZ-ve.

654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK. 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në Durrës janë 262 019 mijë zgjedhës në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po kështu janë 337 QV dhe 4 ZAZ.

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. Në 6 bashkitë, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.