Një status i presidentit të Sportingut të Lisbonës, Bruno de Karvalo, është bërë shkak i një "futune" në klubin portugez. Një debat në rrjetin social me disa nga titullarët e ekipit ka përfunduar shumë keq, duke sjellë përjashtimin e 19 lojtarëve.

E gjitha ka ardhur si rrjedhojë e humbjes ndaj Atletikos së Madridit në Ligën e Europës me rezultatin 2-0. Replika e lojtarëve, të cilët shprehën keqardhjen për mbështetjen e munguar të presidentit të tyre, ka bërë që ai të kalojë në kundërsulm, për të përjashtuar të gjithë ata që u bënë pjesë e ankesës ndaj ti.

Mediat portugeze raportojnë se në listën e të përjashtuarve janë: Rui Patrisio, Koentrao Uilliam Karvalo, Koates, Dumbia, Gelson, Piçini, Brajan Ruiz, Vendel, Ruben Ribeiro, Bruno Sezar, Montero, Podense, Palinja, Leao, Akunja, Batalia, Bruno Fernandes, e Ristovski.

Vendimi i presidentit Bruno de Karvalo është i ngjashëm me atë të presidentit të Olimpiakosit, i cili i pezulloi lojtarët titullarë dhe vendosi të luajë me të rinjtë për shkak të formës së dobët.