Pas afro 1 viti e gjysmë është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bën me dije se duke filluar nga data 5 korrik, do të nisin udhëtimet vajtje- ardhje me shtetin fqinj.

Denaj shkruan se këto udhëtime pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Postimi i plotë i Anila Denaj:

Lajm i mirë

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.