Boksieri 17-vjeçar nga Indonezia, Tubagus Sakti, ka vdekur në ring gjatë ndeshjes për titullin kampion i Indonezisë në kategorinë e juniorëve.
Ndeshja është zhvilluar javën e kaluar, ndërsa boksieri fatkeq ka vdekur pas derdhjes së gjakut në tru.
Menjëherë pas nokautit Tubagus u dërgua për në spital në Xhakarta, mirëpo atje mjekët vetëm konstatuan vdekjen.
Videoja përmban material shokues dhe nuk preferohet për persona që kanë probleme shëndetësore.





