Deputetja e parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pasi iu nënshtrua dy javë më parë ndërhyrjes kirurgjikale në tru.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ndërkohë sikurse shihet në foto ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.
“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.
Matoshi u operua në një spital në Tiranë për shkak të një tumori në tru, që iu shfaq pas nëntë vitesh.





