Shtohet fluksi i automjeteve gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Sipas autoriteteve doganore, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, plot 2271 shtetas.

Të gjithë ata shtetas që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkët dhe të shfrytëzonin ditët e pushimeve në vendlindje duket se i kanë përfunduar.