Pas pensionistëve, ka qenë radha e prindërve me fëmijët e tyre për të mbushur shëtitoren “Taulantia”. Shëtitorja ishte plot me njerëz, aq sa të dukej sikur ishte rikthyer në periudhën e para pandemisë Covid-19.

Gjithsesi, qytetarët mundoheshin të ruanin distancat, ndërsa ata që i kënaqeshin më shumë liridaljes ishin fëmijët.  

Këtë herë ata mund ta shijojnë liridaljen deri pasdite, ndërsa shumë prej tyre nuk nguruan të luanin me top, ato t’i gëzoheshin lojërave në rërë.

Kjo është fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19, që qytetarët i gëzohen liridaljes së shtrirë në një fashë më të gjatë orare dhe përgjatë dy ditëve, e shtunë dhe e diel. Ndërkohë që ndalohet qarkullimi me automjete i qytetarëve.

Nga nesër nis lehtësimi i masave kufizuese në vend, ndërsa harta e zonave të gjelbërta shtohet me bashki të tjera.

Durrësi, edhe pse prej më shumë se 20 ditësh nuk ka regjistruar asnjë rast të ri dhe njëhohësisht nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19, nuk është përfshirë në hartën e zonave të gjebërta.