Tiranë, 23 qershor 2014  – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bojkotuar sot të gjitha mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, në përputhje me vendimin që u mor në shenjë proteste për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit. Deputetët e PD-së nuk ishin të pranishëm paraditen e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe as në Komisionin e Ligjeve. 

Të enjten e kaluar Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë deputetin e PD-së, Sali Berisha, pas përdorimit të fjalëve fyese gjatë seancës plenare. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e quajti të papranueshëm përjashtimin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/