Një ditë pas përmbytjeve të shumta në qytetin e Durrësit dhe zonat rurale, bashkia e Durrësit ka nxjerë në terren grupet për verifikimin e dëmeve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako thotë se “13 grupe të ngritura me specialist nga Bashkia shkojnë në çdo shtëpi ku ka depërtuar uji për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmevedhe më pas të gjithë qytetarët e dëmtuar do të dëmshpërblehen”.
Nuk dihet se sa do të zgjasë procesi i verifikimit të dëmeve dhe nëse do të shtrihet në të gjitha zonat e përmbytura, por grupet e verifikimit që kanë nisur punën sot kanë qenë kryesisht në zonën e ish-Kënetës.