Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar të Donald Trump dhe JD Vance me Volodymr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Qindra njerëz u mblodhën në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Boston për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën pas sherrit të furishëm në Zyrën Ovale.
Protestuesit që mbanin tabela pro Ukrainës u rreshtuan gjithashtu në një rrugë në Waitsfield, Vermont, ku zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij po vizitonin për një pushim skish.
Mediat amerikane raportuan se familja u zhvendos në një vend të pazbuluar, nga vendpushimi i tyre i planifikuar i skive për shkak të demonstratave.
Një protestë në Waitsfield kundër administratës Trump-Vance ishte organizuar në fillim të javës, përpara përplasjes së presidentit dhe zëvendëspresidentit amerikan me Zelenskyin.
“Unë mendoj se performanca në Shtëpinë e Bardhë ka nxitur edhe më shumë njerëz të dalin sot”, tha Vermont Judy Daly nga Indivisible Mad River Valley, grupi që organizoi protestën.
Përpara udhëtimit të familjes Vance, guvernatori i Vermontit, Phil Scott u kishte kërkuar njerëzve që të “kishin respekt” ndaj tyre.
Ndryshe në një skenë të pazakontë në Zyrën Ovale të premten, Trump u përplas me Presidentin ukrainas duke i thënë atij të bëjë një marrëveshje me Rusinë “ose SHBA largohet”.
Në një moment, Trump i tha Zelenskit se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake dhe politike të SHBA-së gjatë luftës së Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë dhe se ai “po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.
Vance akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas për mosrespektim dhe “ndërgjegjësim” të situatës para mediave.
Zelensky do të bashkohet me liderët evropianë të dielën për një samit mbi luftën në Ukrainë, të organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer.