Teksa janë përplasur me punonjësit e Gardës, deputetët e Grupit Bardhi-Berisha janë futur në sallën ku pritet të zhvillohet mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe e kanë “zaptuar” atë.
Kujtojmë që dy herët e fundit kur kjo mbledhje është tentuar të mbahet në sallë, por është bllokuar nga deputetët e opozitës dhe ka kaluar online.
Edhe sot pritet e njëjta situatë. Deputetët demokratë po bojkotojnë aktivitetet parlamentare pasi kërkojnë një ripërbërje të këtij komisioni, ku grupi i tyre të ketë më shumë anëtarë dhe bashkëkryetari të zëvendësohet. Në vend të Enkelejd Alibeaj të vendoset Oerd Bylykbashi.