Pas përplasjeve dhe tensioneve të shumta në Kuvend, teksa shumica votoi prokuroren e re të vendit, e ndërkohë që opozita protestonte jashtë sallës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilluan një mbledhje të përbashkët të grupeve të tyre parlamentare.

Mësohet se mbledhja e dy grupeve parlamentare u mbajt në selinë e Partisë Demokratike, nga e cila pritet të dilet edhe me një vendim të opozitës.