I njëjti person i cili ka tentuar të vjedhë një postë në qytetin e Shkodrës pak minuta më vonë ka tentuar të vjedhë një market. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”.

Më tej theksohet se autori ka tentuar të marr një shumë parash dhe është konfliktuar me punonjësin e subjektit. Edhe në tentativën e dytë ai nuk ka arritur të marrë paratë dhe është larguar. Policia vijon punën për kapjen e tij.

“Shkodër / Informacion shtesë. Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.