Shtëpia e Bardhë duket se është përfshirë në të gjitha skajet nga COVID-19. Në fillim këshilltarja për marrëdhëniet me publikun, Hope Hick, më pas Donald Trump  me bashkëshorten Melanie, dhe tani edhe asistenti personal i Presidentit të SHBA.

Nicholas Luna shërben si ”Bodyman” apo asistent personal i Donald Trump është infektuar gjithashtu.

Ai po ashtu e ka shoqëruar Donald Trump në udhëtimet e fundit dhe tubimet nëpër SHBA prandaj me të gjitha gjasat ai është infektuar nga këshilltarja e Trump ose vetë Presidenti.

Ndërkohë Trump në një deklaratë virtuale online qetësoi publikun duke theksuar se është mirë ndërkohë vijon kurimin në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.