3tetor 2015 – Bleona pozon e zhveshur në të ftohtin e Rusisë. Në të njëjtën ditë me intervistën e dhënë nga 64-vjeçari Dalip Gjoka, mjeku nga Burreli, këngëtarja del gjysmë e zhveshur. Ajo ka postuar vetë fotografi nga Kremlini. Lajmi se një burrë, në moshë, propozon martesë dhe lindjen e një fëmije me këngëtaren e njohur, ka bërë bujë.
Mjeku pediatër, që është edhe trajner pingpongu, thotë në një intervistë për “Panoramën” se është në gjendje që t’i gjendet shumë pranë këngëtares në aspektin shpirtëror. Gjoka thotë se ndjen dashuri në distancë për Bleonën. “Jam i hapur për çdo mënyrë martese që do biem dakord”.
“I bëj thirrje këtij shpirti të lirë se unë vë në dispozicion gjithçka timen, shpirtërore dhe fizike, për t’i dalë në krah dhe për t’ia lehtësuar jetën asaj”, thekson ai. Ndërkohë, vetë Bleona Qerreti nuk ka reaguar për këtë propozim.
/portali DurresLajm/