Jemi mësuar ta shohim Granit Xhakën në fushën e blertë teksa luan futboll, por kohët e fundit ai na ka suprizuar dhe me një tjetër imazh të tijin. Një djalë i ëmbël, shumë i dashur dhe mbi të gjitha shumë romantik, me pak fjalë një mashkull i ëndrrave. Pas propozimit që çdo vajzë do të donte ta merrte, dasmës përrallore gjithashtu, Graniti nuk ndalet së surprizuari partneren e tij.

Çifti ndodhet në muaj mjalti dhe duket se po e shijojnë pa fund këto momente. Bashkëshortja e futbollistit ka ndarë një foto nga një ndër surprizat e shumta që Xhaka besojmë duhet t'i ketë bërë. Një dhomë e mbuluar me petale trëndafilash të kuq të cilat formojnë edhe një zemër.

Sigurisht përpara një surprize të tillë, Leonita padyshim nuk mund të qëndronte "e ftohtë". Ajo ka postuar foton në profilin e saj në Instagram ku dhe shkruan: “Dashuria nuk do të thotë të gjesh dikë ta kalosh jetën, por të gjesh dikë pa të cilin nuk mund të jetosh”. Pa dyshim Leonita Lekaj është një grua me shumë fat.