Cindy Marina dhe Genar Topalli, një nga çiftet më të bukur të showbizit shqiptar, bënë një hap të madh në rrugën e tyre të dashurisë muaj më parë. Në shkurt Genar i propozoi për martesë modeles.
Momenti romantik u përjetua në bregun e Amalfit, në Portofino, ndërsa një melodi e ëmbël e kënduar nga Andrea Boccelli, “Love in Portofino”, e shoqëroi këtë moment të veçantë.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Cindy ka treguar se planifikojnë që të bëjnë dasmë vitin tjetër. Ajo nuk e përjashton mundësinë që Roma të jetë vendi ku do te celebrojnë dashurinë, teksa shprehet se do të jetë edhe nuse moderne, edhe tradicionale.