Këngëtarja Kida, duket se po përjeton një nga momentet më të bukura në jetën e saj personale. Lidhja e saj me partnerin Ajbi po çon drejt një hapi të rëndësishëm, martesës.

Romanca e tyre u bë publike disa muaj më parë, pas propozimit të romantik që Ajbi i bëri Kidës gjatë festës së ditëlindjes së saj në dhjetor 2024, një moment që tërhoqi vëmendjen e fansave.

Sipas raportimeve nga ‘Prive’, çifti ka vendosur të çojë marrëdhënien në një nivel tjetër dhe ka nisur përgatitjet për ceremoninë e dasmës.

Sipas planifikimeve, ceremonia pritet të mbahet në muajin shtator 2026, menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, kur Kida zakonisht është e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.

Ky lajm vjen ndërkohë që artistja vazhdon të ketë një periudhë shumë të suksesshme edhe në aspektin profesional.

Kida mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, me projekte të shumta dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit që marrin vëmendje të madhe.