Festivali Europian i Këngës ka njoftuar një kod të ri për të “mbrojtur” mirëqenien e artistëve pas përplasjeve në konkursin e këtij iti.
Para finales së 2024-ës në Malmo të Suedisë, mijëra protestues u mblodhën jashtë arenës për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Izraelit ndërkohë që Lindja e Mesme është përfshirë nga lufta. Disa artistë thanë se ishin kërcënuar dhe ka pasur disa ngjarje kontraverse për deklaratat me kuadër politik.
Unioni Europian i Transmetimit caktoi një ekspert të pavarur për të vlerësuar kompeticionin.
Tani, organizatorët kanë nxjerrë masa të reja për vitin 2025 kur konkursi do të mbahet në Basel për “të festuar për komunitetin dhe mbrojtur mirëqenien”, në të cilat përfshihen zona ku s’lejohen xhirimet brenda hapësirave të rëndësishme për artistët, më shumë prova me dyer të mbyllura dhe prezantimi i një producenti mirëqenieje për të ‘siguruar një mjedis të sigurt, të respektueshëm dhe mbështetës’.”
Kodi i ri do të përcaktojë role të qarta dhe përgjegjësi për të gjithë ata që përfshihen në këtë ngjarje. Dakordësimi për t’iu bindur protokollit do të jetë kriter për akreditimin.
“Synimi i protokollit të kujdesit thekson përgjegjësinë e përbashkët të EBU, transmetuesit mikpritës dhe atyre pjesëmarrës në ruajtjen e artistëve nga shqetësimi i panevojshëm fizik ose emocional”.
Finalja e Eurovision 2025 do të mbahet në St Jakobshalle në Basel të Zvicrës më 17 maj.