Senati francez ka rrëzuar ditën e sotme projektligjin që parashikonte vaksinimin e detyrueshëm për të hyrë në ambiente publike.

Ligji i paraqitur nga Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre deLa Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre, brenda kornizës të rendit të ditës të rezervuar për grupin socialist, ekolog dhe republikan u rrëzua me 262 vota që ishin kundër vaksinimit me detyrim, ndërsa 64 vota ishin pro vaksinimit të detyrueshëm.

Ky vendim vjen pas protestave të zhvilluara në Francë nga qytetarët të cilët kanë qenë kategorikisht kundër vaksinimit të detyrueshëm.