Ish-Kryeministri Sali Berisha është rikthyer sërish sot në selinë e PD-së dhe ka mbajtur një deklaratë për mediat. Berisha ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestë dhe tha se ata që janë arrestuar nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

Në fjalën e tij para mediave tha:

“Erdha këtu për të shprehur në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë, erdha sot këtu për të falenderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën e u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan  dhe u larguan pasi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto, ata sic u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapen.

Prania jonë këtu është zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend, një forcë politike dhe më pas në mbarë shoqërinë se asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij.

Gjithashtu dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufijshme ndaj atyre demokratëve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim po Lulzi në një bashkëpunim me narkopolicinë e Edi Ramës, mbrëmë pas përfundimit të protestës janë formuluar lista dhe janë arrestua, janë ndaluar dem9okratë që nuk kishim kryer në mënyrë absolute asnjë lloj akti për të cilin duan ti bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e Lulzim Bravës, e bashkëpunimit të tij si një vegël e Edi Ramës.”