Pas protestës së mbajtur sot, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në selinë e PD-së lidhur me vijimësinë e aksionit të opozitës.
Takimi u mbajt menjëherë pas fjalës që Basha mbajti nga selia e PD-së ku njoftoi dhe mbylljen e protestës dhe ftoi qytetarët të bashkohen më 16 mars, dita kur opozita ka thirrur një protestë mbarëkombëtare, e cila do jetë sipas tyre vendimtare për këtë proces.





