Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë hapin e radhës pas protestës së 7 Korrikut kundër rritjes së çmimeve që u mbajt përpara kryeministrisë.

Ai ka thirrur në zyrë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.

Berisha bashkë me personat pranë tij kanë hedhur idenë e një turi takimesh në të gjithë vendin.

Ndërkohë që një ditë më parë në “Open” ai paralajmëroi një seri protestash që do të nisin në muajin shtator.

 “Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë”, tha Berisha.