13 gusht 2013- Në plazhin e Durrësit sezoni veror ka hyrë në kapacitetet e tij të zakonshme vetëm në fundjavën e kaluar. Mbërritja masive e pushuesve lidhet kryesisht me përfundimin e muajit të agjërimit, Ramazanit, që mbajti larg plazheve qindra besimtarë, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. "Ndodhi njëlloj si verën e kaluar", prononcohen pronarët e hoteleve, fluksi i pushuesve filloi pas Ramazanit. "Le të shpresojmë se moti do të jetë i mirë dhe, të paktën deri në fund të këtij muaji të kemi pushues", thonë ata . Pas reshjeve të së shtunës, dy ditët e fundit janë karakterizuar nga temperaturat e larta dhe mbrëmja e freskët,çka i bën ideale pushimet në Durrës.Megjithëse binte shi, fundjavën e kaluar dhjetëra autovetura dhe autobuzë mbërritën në të gjithë sektorët e plazhit, tha për ATSH-në,administratorja e agjencisë turistike “Drita”.Mjaft prej tyre erdhën drejt e nga tragetet e Italisë, duke i filluar pushimet në Durrës, ndërsa shumë të tjerë kanë 2-3-fishuar numrin e autobuzëve të linjave ndërqytetëse nga Kosova drejt bregdetit, shton ajo. Gjatë muajit korrik, numri i pushuesve në plazhin e Durrësit ishte i kufizuar dhe megjithëse bizneset kishin përvojën negative të vitit të kaluar, përfundimi i Ramazanit dhe dyndja e pushuesve që mbërrijnë, duke shfrytëzuar rrugën e Kombit i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e ndërmarrjes komunale të plazhit.Mungesa e koshave të mbeturinave dhe ajo e banjove publike vazhdon të jetë "thembra e Akilit" për plazhin e Durrësit, i cili ka harruar gjithashtu prej shumë kohësh edhe praninë dusheve publike. Çdo vit plazhi i Durrësit përballet me të njëjtat vështirësi.Gjithashtu një problem tjetër është edhe shmangia e nivelit të lartë të zhurmave në lokale si pasojë e muzikës live.
Pas Ramazanit rritet numri i pushuesve në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dorëhiqet zv/kryetarja e KB Durrës
Incidentet në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë 6 deputetë të PD-së
Shënon golin e barazimit dramatik por festimi i sulmuesit shkon tmerrësisht keq
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 48-vjeçari në Durrës





