22korrik 2015 – Një ditë më parë ishte kryeministri Rama që krenohej në Facebook me sezonin turistik, ndërsa sot është ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ky i fundit ka postuar disa foto në faqen e tij në Facebook, ku tregohet një librari në plazhin e Golemit. Megjithatë problemet janë po aty. Mungesa e ujit të pijshëm, ndotja e ujit, shitësit ambulantë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe sigurisht ajo që na dhemb të gjithëve, çmimet stratosferike. (lapsi.al)