Pas refuzimit që mori nga studentët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Në një postim në Twitter, Rama sqaron se nuk po kërkon negociata me studentët por dialog.
"Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut bën telefonin e prishur?", shkruan Rama.





